Shtrenjtimi i gjelave të detit/ Këtë vit shitet me 200-300 lekë më shumë kilogrami
28/12/2021 12:07
Fermerët vlonjatë kanë ankesa, edhe pse këtë vit çmimi për kilogram i gjelit të detit po kap shifra rekord.
Në Vlorë, gjeli i detit po shitet me 200 deri 300 lekë më shumë për kilogram, dhe rritja sipas tregtarëve do të vazhdojë.
Fermerët fajësojnë rritjen e çmimit të misrit, me të cilin ushqehen shpendët e festës. Në tregun që krijohet çdo fundvit për tregtimin e gjelave të detit anës rrugës nuk ka kushte të përshtatshme.
Tregtarët thonë se këtë vit ka rënë edhe fuqia blerëse.
Top Channel