Një politikan i njohur nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, sugjeroi që Ukraina të bombardohet natën e ndërrimit të viteve.
Sipas tij, në atë moment njerëzit do të dehur nga festimet e nuk do të mund të reagojnë shpejt. Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, i bëri këto komente gjatë një transmetimi televiziv.
Pohimet e tij vijnë në një kohë ashpërsimi të ndjeshëm të tensioneve pas grumbullimit të forcave ruse në kufirin me Ukrainën, cka ngjall frikën e një pushtimi.
Zhirinovsky, i cili njihet për deklaratat e tij të ashpra, tha në kanalin televiziv, Channel One se po të ishte ai president, do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “secili është i dehur”.
“Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, dikush duhet t’i frikësojë ata”, tha ai vetëm një ditë pasi kishte insistuar se Rusia duhet të aneksojë të gjithë Ukrainën. Lideri çeçen, Ramzan Kadyroz, i njohur po ashtu për lidershipin e tij në rajonin e Kaukazit në Rusi, shprehur gaishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë aneksim. “Ukraina duhet të aneksohet në shtetin tone sepse ky është territori ynë”, tha Kadyrov.
Top Channel