Për festa Korça është plot/ Hotelet nuk kanë më vende për natën e ndërrimit të viteve

28/12/2021 15:27

Mijëra pushues kanë vizituar Korçën përgjatë ditëve të fundit të këtij viti.

Përveç natës së ndërrimit të viteve ku më shumë se 3000 persona do të festojnë në qytet apo fshatrat turistikë pushuesit nuk mungojnë edhe në ditët e fundit të 2021.

Pazari i Vjetër i Korçës, një ansambël me vlera kulturore e monumentale mbetet ndalesa kryesore e tyre. Në sytë e turistëve Korça mbetet një qytet i qetë dhe atraktiv për gjithçka ofron.

Për natën e ndërrimit të viteve duket se ky qytet do të jetë epiqendra e festimeve dhe si çdo herë gatimet tradicionale, muzika dhe serenatat aq të njohura do të mbizotërojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA