Pas denoncimit të Ramës, ministri i Drejtësisë: SPAK të nis hetimin ndaj gjyqtares Klorinda Çela

28/12/2021 19:43

Dy muaj mbasi gjyqtarja Klorinda Cela u shkarkua nga vettingu, ministri i drejtësisë kërkon që SPAK ta hetojë sepse ka penguar përmes një vendimi gjyqësor investimet e qeverisë.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, ministri Manja ishte njëlloj i ashpër me Çelën si dhe kryeministri.

“Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur aspo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë. Pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, këshilli i ministrave, ministria e kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe ministria e kulturës, gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimmarrje për sigurim padie pa palët.

Ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikonte pasurinë. Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në vetting, sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para vendosi në mënyrë të njëashme të marrë sigurim padie duke cenuar shtetin, njësia anti korrupsion, dhe avokatura e shtetit i kërkojnë SPAK fillimin e menjëhershëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshtim me ligjin, skandaloz me interesin publik“, tha Manja.

Akuzat ndaj gjyqtares së shkarkuar u shtuan nga verdikti i saj, referuar një projekti të parashikuar në vendin ku më herët gjendej Garda e Republikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA