Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 558 nga 100 mijë njerëz vdesin çdo vit në BeH nga pasojat e drejtpërdrejta të ndotjes së ajrit, ndërsa Sarajeva është shpesh në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë.
Studimi për Menaxhimin e Ndotjes së Ajrit në Bosnjë dhe Hercegovinë, i kryer në tetor 2019, thotë se në BeH, rreth 3300 njerëz vdesin para kohe çdo vit si pasojë e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit me PM2.5. Rreth 16 për qind e kësaj barre të sëmundjes bie mbi Sarajevë dhe Banja Lluka.
Siç raporton portali i Sarajevës Klix, qytetarët e BeH-së, por edhe të vendeve të rajonit, thithin grimca helmuese më shumë se ato të vendeve të tjera, për shkak të përdorimit të gjerë të lëndëve djegëse të ngurta për ngrohje dhe gatim, dhe ende ka një numër të madh të termocentraleve të thëngjillit dhe linjitit.
Ata shtojnë se shtatë nga dhjetë termocentralet më ndotëse në Evropë ndodhen në këtë zonë. Ekspertë të shumtë, por edhe organizata të huaja, vazhdimisht paralajmërojnë se lufta kundër ndotjes së ajrit është me rëndësi kyçe dhe kërkon veprim urgjent.
Top Channel