Zgjedhja e Monikën në zinxhirin e nominimeve është diskutuar tepër brenda shtëpisë, por nuk ka mbetur pa u komentuar as nga banorët që tashmë janë jashtë shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Sabiani, ka dalë në krahë të Ilirit, ndërsa ky i fundit e cilëson zgjedhjen e Monikës si një mbështetje ndaj Donaldit, duke zgjedhur Beatrixën.
Sabiani e quan ‘tradhëtare’ Monikën, ndërsa e akuzon se kjo është një lojë e saj për të arritur në finale!
Pjesë nga debati:
Sabian: O Monikë atë këngën tradhtare e merr ti tani! Më tradhtove vëllain, nuk doja në asnjë moment të tradhtoje Ilirin. Ilir të dua vëlla! Monika po unë të lash amanet moj, po pse moj Monikë pse! Ato psh-psh-et që na bëre te veshët sa herë kemi rrezikuar dhe kemi dal keq nga ti te publiku! Po të vjen fundi dhe strategjia jote është të shkosh deri në fund. Ilir të dua vëlla!
Monika: Se pranoj dot këtë gjë dhe e di shumë mirë që kur kanë ardhur çunat unë s’kam shkuar pas Donaldit. Nuk jam e vogël Sabian, kam pasur më shumë guxim se sa ti.
Sabian: Më vjen keq se më paske nxjerrë me lot krokodili nga ti. Të tradhëtosh mikun dhe shokun, nuk ka lidhje Donaldi fare, po të them ty si njeri.
Monika: Nuk kam tradhtuar njeri Sabian!
Top Channel