“Më shau serbisht”/ Big Mama: Më nxirrni pamjet, tani qarkullon video ku Antonela shan Donaldin
28/12/2021 22:52
Një debat i ashpër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës gjatë spektaklit të kaluar duke sjellë largimin e kësaj të fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Shkak ishte fakti se Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht, ndërsa në spektaklin e mbrëmjes së sotme u shpreh se gjithçka qarkullon në rrjet është video ku Antonela kërkon të mësojë nga DJ Dagz se si thuhet një fjalë serbisht dhe shan Donaldin.
Big Mama: Unë desha vetëm atë videon ta shoh kur e kam shajt. Po bëhet akuzë ndaj meje dhe flisni për reagimin tim. E mbrojta videon dhe të gjithë kanë parë videon që ti shan Donaldin serbisht.
Antonela: Unë e kam sharë? Ku të kam sharë Donald?
Donald: Nuk e di.
Top Channel