Krimi në Gjermani/ Kush është babai shqiptar që vrau dy fëmijët e mitur, plagosi bashkëshorten dhe pastaj u vetëvra

28/12/2021 08:26

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi tronditës i ndodhur këtë të diel në Hamburg të Gjermanisë, ku një burrë vrau dy fëmijët e tij dhe plagosi nënën e tyre, ndërsa më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Media e njohur gjermane “Bild” shkruan se autori i krimit ishte shqiptar, me prejardhje nga Kosova, i identifikuar si Flamur R.

Ai ka vrarë djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, po ashtu ka plagosur gruan 38-vjeçare dhe në fund ka vrarë veten.


Pas incidentit, autoritetet policore dhe urgjenca kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë fëmijët.

Autori 44-vjeçar kishte vdekur më vonë në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja e tij ishte dërguar me plagë të rënda në emergjencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA