Kryeministri i Francës Jean Castex tha se qeveria do t’i përgjigjet përhapjes së shpejtë të variantit omicron duke shkurtuar kohën për të marrë një dozë të tretë të vaksinës përforcuese nga katër në tre muaj, por se nuk do të ketë shtetrrethim për natën e Vitit të Ri.
Castex tha gjithashtu se për tri javët e ardhshme, duke filluar nga e hëna, të gjitha tubimet publike do të kufizohen në 2.000 persona për ngjarje të brendshme dhe 5.000 për ngjarje në natyrë.
“Konsumimi i pijeve dhe ushqimit do të ndalohet në trafikun komercial në distanca më të gjata, si dhe në kinema, ndërsa puna nga shtëpia do të bëhet e detyrueshme të paktën tri ditë në javë kur është e mundur”, tha ai. Qeveria ka marrë gjithashtu vendimin për të bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave jashtë në qendrat e qyteteve.
“E di që duket si një film i pafund, por një vit më parë ne filluam një fushatë vaksinimi dhe tani jemi një nga vendet më mirë të vaksinuar dhe më të mbrojtur në botë”, tha Castex në një konferencë shtypi pas mbledhjes së kabinetit. Castex tha se lejet e planifikuara të qeverisë, të cilat do të kërkojnë prova të vaksinimit, jo vetëm një test negativ, do të hyjnë në fuqi më 15 janar nëse parlamenti miraton projektligjin e qeverisë.
Ai tha gjithashtu se ushqimi dhe pijet në kafene dhe restorante do të duhet të konsumohen ulur, jo në këmbë. Ndryshe nga vendet e tjera që kanë vonuar kthimin e nxënësve në shkollë, shkollat franceze do të rihapen më 3 janar, siç ishte planifikuar. Shkalla e incidencës së COVID në Francë, numri i të infektuarve në 100.000 në një javë, tani është më i lartë se 700 dhe është në një nivel rekord që nga fillimi i epidemisë.
Top Channel