Gëzimi dhe emocionet nuk fshiheshin dot nga portreti Edi Ramës, kur mbërriti në Laç.

I pa përsëri në sy banorët e këtij qyteti, njësoj si në ato ditë të vështira pas tërmetit shkatërrimtar, kur u tha se lekët do ti nxirrte nga guri për ti rindërtuar shtëpitë, më të bukura më forta.

Nuk ishin të pakët mosbesuesit, por mbrëmja e 28 Dhjetorit ishte momenti i lehtësimit për kryeministrin pasi premtimi u mbajt. 522 apartamente, të përfunduara, falë bujarisë së presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Ambasadori Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük tha se me dorëzimin e këtyre apartamenteve dëshmojmë partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Me direktivat e presidentit Erdogan të gjitha institucionet tona u mobilizuan për popullin mik shqiptar.Në dhjetor të 2020, vetëm një vit pas tërmetit të nëntorit, në mbajtëm ceremoninë e fillimit të këtyre banesave dhe apartamenteve. Një vit më pas ka përfunduar ky projekt gjigand ku janë ndërtuar 522 apartamente që kanë kushtuar 42 milinë euro. Koha e ndërtimit ka përfunduar në një kohë rekord dhe në kushte të jashtëzakonshme të epidemisë globale”, u shpreh ambasadori.

Gjatë takimit me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla në Ankara presidenti Erdogan tha se do të vinte personalisht në Laç në javët në vijim për të parë këtë lagje të re ndërtuar nga e para në këtë qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA