Presidenti Joe Biden premtoi sot se do të sigurohej që të ketë më shumë teste për COVID në vende të ndryshme, kryesisht në qendra shëndetësore dhe spitale, në një kohë kur Omicron po zgjerohet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara dhe kërcënon të vërshojë pacientë.
Biden tha se hapat e administratës së tij përfshijnë përdorimin e Ligjit për prodhimin e mbrojtjes, në mënyrë që të rritet prodhimi i testeve dhe të lehtësohet përdorimi i Google për të gjetur vendndodhjen më të afërt të testimit, raporton Reuters.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara pranoi se përpjekjet e deritanishme kanë qenë të mjaftueshme. “Duke parë këtë javë se sa e vështirë ishte për disa njerëz që të testoheshin, kuptojmë se kemi ende punë për të bërë. Është e qartë se nuk kemi teste të mjaftueshme. Po ta dinim, do të kishim punuar më shumë dhe më shpejt”, tha Biden.
Ai paralajmëroi gjithashtu guvernatorët e shteteve se rritja e numrit të pacientëve ndoshta do të pushtojë disa spitale, stafi dhe pajisjet mjekësore të të cilëve si respiratorë mund të përdoren në maksimum, veçanërisht në zonat e SHBA-së ku shumica e popullsisë nuk është vaksinuar.
Top Channel