Nuk ka pushim në Premier League në këtë periudhë të sezonit.
Sot luhen katër ndeshje, teksa janë shtyrë për një ditë tjetër duelet Arsenal-Wolves dhe Leeds United-Aston Villa për shkak të Covid-19.
Varianti Omicron po shkakton probleme në ishull dhe shumë ekipe të elitës së futbollit anglez kanë përfunduar me kontingjente lojtarësh të cunguar për shkak të infektimeve me koronavirus.
Një rekord është vendosur ditët e fundit. Me anë të një komunikate zyrtare, Premier League ka njoftuar se 103 lojtarë dhe anëtarë të stafeve kanë rezultuar pozitivë në periudhën nga 20 deri më 26 dhjetor!
Ky është një rekord që prej momentit që kanë filluar të kryhen tamponët, duke kaluar shifrën e 90 personave pozitivë që u regjistruan një javë më parë./ Supersport
Top Channel