Zgjedhjet në LDG/ Duma: Gratë e grupit të punës përjashtohen nga kandidimi!

27/12/2021 17:23

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një deklaratë për media ka folur për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas.

Duma bëri të ditur se për të shmangur çdo lloj konflikti interesi dhe mundësi të çekuilibrimit të procesit gratë që do jenë në grupin e punë janë të përjashtuara që të kandidojnë për këtë post.

Ne të gjitha si grup i punës jemi të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas. Ky është hapi i parë që provon se ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi. Ky proces do të administrohet nga një bord që nuk ka asnjë interes për të çekuikibruar çdo normë të garës dhe votës”, tha deputetja Duma.

Në datën 19 shkurt 2022 do të zhvillohet gara për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas. Duma prezantoi edhe kalendarin e punës, i cili nis në datën 5 janar për të përfunduar në 19 shkurt.

Ajo u shpreh se në datën 5 janar do të nisë ngritja e grupeve të punës në degët e LDG-së, ndërsa në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetarët e LDG-së në të gjitha degët.

“Në datën 6 shkurt 2022 do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë në nivel dege dhe pas datës 6 do të hapet një fushatë në nivel qarku ku do të nisë gara në primare për të shkuar në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e  kryetares së LDG. Një gjë ka qenë në sinkron. LDG duhet të konceptohet si partnere e PD. Pra nuk do të kemi vetëm anëtare, por edhe një kontributore”, tha ndër të tjera Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA