Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla tha se publikimi i databazës me pagat dhe të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë është një ngjarje kriminale.
Balla tha para se gazetarëve se Prokuroria duhet të hetojë jo vetëm në këtë rast, por duhet të vendosë në “sitë” edhe ato institucione apo kompani që kanë ngritur dyshime mbi fshehjen e deklarimeve të pagave.
“Në gjithë këto vite kam nxjerrë konkluzione që kur Prokuroria hyn në hetim, asnjë prej nesh nuk duhet të bëjë komente. Personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, një përpjekje për destabilizim, situatës së krijuar në kompanitë private. Mendoj që duhet të kuptojmë që shoqëria dixhitale është vulnerabël të rrjedhjes së të dhënave. Shtete më të forta dhe më të mëdha, SHBA ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Ky është një sulm kibernetik dhe rrjedhje të dhënash. Mendoj që ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast që të parandalohen në të ardhmen. Institucionet e drejtësisë, mendoj që kanë nevojë të hetojnë fshehjen e deklarimeve dhe deklarimet e rreme, i bën mirë një hetimi të plotë gjithë këtij krimi i cili ka dëmtuar marrëdhënien mes punëmarrësit dhe punëdhënësit.
“Skandali i publikimit të të dhënave ka ndodhur në vitin 2009. Kështu që natyrshëm bankat, sekretin bankar e kanë shumë të rëndësishëm në punën e tyre. Përpjekja për të destabilizuar marrëdhëniet punëmarrës punëdhënës është kriminale. Policia dhe Prokuroria mendojh se po reagon në kohën e duhur. Dua të vij me një ide konkrete. Kam shfletuar këto ditë gjithë legjislacionin europian për të dhënat personale. Duhet të ndryshojmë ligjet për penalitetet për mbrojtjen e të dhënave personale. Kemi ligje më të buta se ato europiane. Gjobat që vendosën kur dikush thyen paprekshmërinë e të dhënave personale, janë shumë të ulta këtu. Në legjislacionin e ardhshëm parlamentar, do të jetë në fokus. Është gjëja e duhur për një kundërpërgjigje ndaj sulmeve të tilla, të forcojmë ligjin e ndëshkimeve” – tha Balla.
Top Channel