25/12 20:47
Në shtëpinë e Juventusit po mendojnë si të lehtësojnë disi shpenzimet.
Sipas mediave italiane, drejtuesit kanë nisur nga puna për t’u gjetur një sistemim të ri për Arthur e Aaron Ramsey, të cilët mund të largohen në formë huazimi nga klubi bardhezi gjatë merkatos së janarit. Për mesfushorin brazilian, interesohet Sevilla dhe huazimi në Spanjë do të ishte një mundësi shumë e mirë për të pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Barcelonës.
Përsa i takon uellsianit, me të cilin drejtuesit e klubit italian nuk kanë arritur akordin për prishjen konsensuale te kontratës, 31-vjeçari mund të rikthehet në Premier League, këtë herë te Newcastle.
Top Channel