Rama nxjerr pamjet e pallateve të rindërtuara në Laç: 500 familje gati të rikthehen në shtëpi!

27/12/2021 19:39

Pas Kavajës ku u futën në apartamente krejtësisht të reja 153 familje që ishin dëmtuar nga tërmeti, tashmë radhën e ka Laçi.

Plotë 500 familje pritet që së shpejti, sigurisht para ndërrimit të viteve, të futen në shtëpitë e reja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, përmes një shënimi në facebook.

”Gati për rikthimin e 500 familjeve të prekura nga tërmeti në Laç”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA