PS po mendon për Presidentin/ Balla: Në muajin prill nis procedura për zgjedhjen e presidentit të ri

27/12/2021 15:05

Me shkarkim apo jo pas 5 vitesh në krye te shtetit Ilir Meta po bëhet gati të largohet nga posti i Presidentit.

Mazhoranca nuk e ka ende një emër për pasuesin e Ilir Metës, por nuk do humbë kohe për të gjetur një të tillë.

Ky fundvit po mbyllet me një skandal, atë të publikimit të të dhënave personale. Kreu i grupit socialist, krahas forcimit të ligjit për vepra te tilla, pret që hetimi i Prokurorisë të shtrihet edhe për evazion fiskal.

Viti i ri do i japë fund debatit në radhët e kundërshtarit politik për drejtimin e partisë. Taulant Balla mendon se rikthimi i Berishës në krye të PD do vështirësojnë bashkëpunimin parlamentar për shumë reforma.

Në janar mbushën 11 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard. Per deklaratat e Lulzim Bashës , zyrtari socialist pret nga drejtësia që t’i marrë në pyetje si kryetarin ashtu dhe ish kryetarin demokrat.

Top Channel