“Nuk morëm valixhen me para nga Brukseli”/ Rama përgjigje kritikëve: Donatorët i administruan vetë projektet, qeveria nuk preku asnjë lek!

27/12/2021 16:52

Kryeministri Edi Rama nga Kavaja ku i ka dorëzuar çelsat e apartamenteve 153 familjeve, u ka dhënë një përgjigje të gjithë kritikëve që akuzojnë qeverinë për menaxhinin e fondeve të rindërtimit.

Rama tha se annë para e dhënë nga donatorët për procesin e rindërtimit nuk është menaxhuar nga qeveria.

Paratë janë administruar nga vetë partnerët dhe qeveria thjeshtë ka caktuar një pjesë të rindërtimit që i ka shkuar secilit.

Përsa i përket lekëve të botës se janë ata që akuzojnë ku i çuat, si i morët me këto do kishit nërtuar Shqipërinë dy herë, bita që na ka ndihmuar lekët nuk na i jep ne. I bën vetë projektet, i cakton vetë kompanitë i paguan vetë për çdo punë që bëjnë dhe i përmbyll vetë ndërtimet. Ajo që bën qeveria në këtë proces është monitorimi dhe vendimmarrja për proceset. Nuk është një thes apo valixhe që u mbush me para në Bruksel dhe erdhi këtu. Jo! Ata kontribuojnë sipas asaj pjese të rindërtimit që ne u kemi dhënë.

Disa thonë se këto u bënë me birxhe dhe këto borxhe do t’i paguajmë ne. Edhe kjo është e pavërtetë. Ky është kontribut i buxhetit të shtetit për ata që janë më në nevojë dhe kjo është tilozofia jonë. Ne jemi këtu për ata ë kanë më shumë nevojë”, tha Rama.

Top Channel