“Nuk e mbaj dot në krahë Ilirin”, Einxhel ‘shqetësohet’ për provën javore
27/12/2021 21:34
Prova e kësaj jave konsiston në mbajtjen në krahë të njëri-tjetrit.
Nga kjo provë varet buxheti që banorët do të kenë në dispozicion për ditët në vazhdim.
Einxhelin duket se kjo provë e ka vënë në vështirësi teksa është përpjekur t’i qëndrojë larg Ilirit.
“Tani që u fut Iliri brenda mund që unë të dal jashtë. Nuk dua që të më zërë prova javore me Ilirin sepse nuk e ngre dot”,- u shpreh ajo.
Ndërkaq Iliri replikoi se në këtë rrethanë do kujdesej që ta bënte ai një gjë të tillë.
Top Channel