Nikaragua sekuestron ish-ambasadën e Taivanit për t’ia dhënë Kinës (fotot)

27/12/2021 20:55
Presidenti Daniel Ortega (djathtas)

Qeveria e Nikaraguas ka sekuestruar ish-ambasadën dhe zyrat diplomatike të Taivanit duke thënë se ato i përkasin Kinës.

Qeveria e presidentit Daniel Ortega ka ndërprerë lidhjet me Taivanin këtë muaj duke thënë se njeh vetëm qeverinë kontinentale të Kinës.

Para largimit të tyre diplomatët taivanezë tentuan të dhurojnë zotërimet e tyre për dioqezën katolike të Managua.

Por qeveria e Ortegas tha dje se donacione të tilla nuk mund të kryhen pasi ndërtesa dhe zotërimet e saj në zonën e shtrenjtë të kryeqytetit Managua, i përkasin të gjitha Kinës.

Ministria e jashtme e Taivanit dënoi ato që quante “veprime ilegale të regjimit të Ortegas,” duke shtuar se qeveria kishte shkelur procedurat standarde duke u dhënë diplomatëve taivaneze vetëm dy javë kohe për t’u larguar nga vendi.

Minsitria shtonte gjithashtu se Taivani “dënonte ndalimin arbitrar nga qeveria e Nikaraguas të shitjes simbolike të pronave të saj te kisha katolike e Nikaraguas”.

Në fillim të muajit vendi amerikano-qendror tha se njeh zyrtarisht vetëm Kinën dhe Taivanin autonom si pjesë të saj.

“Ka vetëm një Kinë,” thuhej në një deklaratë të qeverisë latine. “Republika Popullore  e Kinës është qeveria legjitime që përfaqëson të gjithë Kinën dhe Taivanin si pjesë e pandashme e territorit të saj.”
Lëvizjet e fundit shtojnë izolimin e Taivanit në skenën ndërkombëtare teksa vendi ishullor ka shtuar lidhjet me Lituaninë e Sllovakinë që gjithashtu nuk e njohin si shtet.

Taivanit tashmë i mbeten vetëm 14 aleatë formalë diplomatikë./ Newsmax/

FOTO GALERI
2/2
Ministria e jashtme e Taivanit dënoi ato që quante “veprime ilegale të regjimit të Ortegas,” duke shtuar se qeveria kishte shkelur procedurat standarde

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA