Lufta e dronëve, SHBA godet Kinën me sanksione: Po na marrin të dhënat!

27/12/2021 10:52

Sanksionet e reja mbi një prodhues te rëndësishëm dronësh tregojnë sesa seriozisht e ka marrë SHBA përpjekjen për të reduktuar mbështetjen e saj te teknologjia kineze, thonë për Bloomberg dy ekspertë, Bruce Einhorn dhe Todd Shields e Kinës është “prodhuesi kryesor në botë i mjeteve ajrore pa pilot” dhe kontrollon “më shumë se gjysmën e tregut të dronëve në Shtetet e Bashkuara”.

Por Departamenti i Thesarit e shtoi këto ditë DJI dhe shtatë kompani të tjera teknologjikekineze në një “listë të zezë” në rritje, duke e bllokuar atë nga përfitimi i çdo investimi amerikan.

Ndonëse DJI është një kompani private, ajo “është bërë foshnja e një kërcënimi shumë më të gjerë të sigurisë kombëtare, e që është aftësia e Kinës për të marrë të dhëna të ndjeshme për miliona amerikanë”, pasi “çdo gjë që nga makinat e deri tek dyshekët e jogës tani transmeton të dhëna, shprehen ata. Përdorimi i këtij informacioni shihet si një “çelës për dominimin e teknologjive si inteligjenca artificiale” – dhe “shfrytëzimi i dobësive te armiqve strategjikë”.

Lëvizja kundër DJI i bën jehonë mënyrës se si SHBA filloi fushatën e saj kundër Huaëei, prodhuesit kryesor të telefonave në Kinë. Por Gina Chon tha për Breaking Views se ishte relativisht e lehtë për ta bërë” telekomin kinez të zhdukej nga SHBA, sepse ai sapo kishte hyrë atje në treg.

Ndërkohë, DJI është histori tjetër, sepse mbi 900 agjenci të sigurisë publike të SHBA-së përdorin produktet e saj”, duke përfshirë Departamentin e Policisë së Nju Jorkut. Sakaq, që prej shembjes së gjigandit të pronave Evergrande, i cili dështoi nga borxhet e mbajtura prej investitorësh të huaja, edhe Kina është më mosbesuese tani ndaj forcave të huaj, ndërsa Pekini siç thuhet, “po ndërton një Kinë të re kështjellë”, e cila të mbështetet më shumë te vetja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA