Qeveria federale e Kanadasë ka pranuar se ka mbiqyrur fshehtësisht lëvizjet e popullatës së vendit gjatë izolimit të COVID-19 duke ndjekur zhvendosjet e rreth 33 milionë celularëve.
Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë ka pranuar kësaj jave se ka ndjekur lëvizjet e popullatës për të llogaritur “reagimin e publikut ndaj masave të izolimit dhe mbylljeve,” thuhet në raportin e rrjetit ‘Blacklock’s Reporter’, i cili raportoi i pari lajmin.
E gjithë popullata totale e vendit është 38 milionë, sipas agjencisë ‘Statistics Canada’.
“Provat vijnë nga shumë burime, nga shumë vende të botës, në atë që njihet si rritje drastike e survejimit qeveritar — në epokën pas sulmeve të 11 Shtatorit— që tashmë është lënë shumë prapa prej mbikqyrjes masive të kohës së pandemisë,” shkruan David Lyon, autor i librit “Pandemic Surveillance” dhe ish profesor i Studimeve të Mbikqyrjes Qeveritare në Universitin e Ontario, për agjencinë National Post.
Të dhënat e vendndodhjeve e lëvizjeve vijnë nga gjiganti kanadez i telekomit Telus dhe argumentoheshin si “kuptimi i lidhjevbe të mundshme mes lëvizjes së popullatës brenda Kanadasë dhe përhapjes së COVID-19,” tha një zëdhënës sipas të përditshmes.
Kritikët thonë se një mbikqyrje e tillë e pakontrolluar bie ndesh me parimet e demokracisë, të drejtat dhe dinjitetin personal.
Organizatat e shëndetit publik thotë se do të vazhdojë mbikqyrjen e lëvizjeve të popullatës për “pesë vitet e ardhshme”, për të kontrolluar “të tjera sëmundje infektive, sëmundje kronike apo të shëndetit mendor”, tha përfaqësuesi i paemëruar.
Top Channel