A keni menduar një emër në krye të Presidencës apo do ia lini opozitës? Ja si përgjigjet Balla

27/12/2021 11:24

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i pyetur nëse mazhoranca ka gati një emër për presidentin e ri të vendit, apo nëse do ia lërë opozitës zgjedhjen, tha se do të bëhet çdo gjë sipas Kushtetutës.

Balla tha se PS e ka shprehur opinionin e vetë në lidhje me presidentin Ilir Meta, i cili u shkarkua nga kjo detyrë më herët nga Kuvendi për shkelje të Kushtetutës, dhe tani presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Balla: Nuk mund të të japë përgjigje sot. Ne do të respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do të bëjmë asnjë koment derisa ajo të shprehet për këtë gjë. Qëndrimi ynë për këtë gjë ka qenë i qartë, zoti Meta ka shkelur kushtetutën, por tanimë nuk mund të komentojmë më sepse nuk i bën mirë arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe ajo duhet të shprehet deri në mes të shkurtit për këtë gjë.

Sa për përfundimin e mandatit, kuvendi nis nga puna për emrin e ri në prill. Në rast se do të kemi ndërprerje të parakohshme të mandatit presidencial, kushtetuta e tregon qartë se kush i merr ato detyra.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA