19 vjeçari hyn në kështjellë për të vrarë mbretëreshën e Anglisë, babai: Diçka ka shkuar keq me të (fotot)

27/12/2021 16:14

Babai i një 19-vjeçari që kaloi rrethimin e kështjellës mbretërore Windsor i armatosur me hark e shigjeta për të vrarë monarken britanike, ka thënë sot për mediat britanike se “diçka ka shkuar keq” me djalin e tij.

Në disa pamje të frikshme të publikuara në rrjet i riu i maskuar kërcënonte të “vriste mbretëreshën” disa minuta para se të rrethohej nga policia, ditën e Krishtlindjes më 25 dhjetor.

19-vejçari, Jaswant Singh Chail, është ndaluar tashmë sipas ligjit të shëndetit mendor pasi kerkonte te hakmerrej per “masakrat koloniale te perandorise britanike ne Indi”.

Babai i tij Jasbir Singh Chail, tha për rrjetin MailOnline: “Diçka ka shkuar keq me djalin tonë dhe po përpiqem të kuptoj se çfarë ka ndodhur”.

“Nuk kemi pasur ende shansin të flasim me të po përpiqemi t’i japim ndihmën për të cilën ka nevojë. Po përpiqemi ta zgjidhim këtë por nuk do të jetë e lehtë”.

“The Sun” shkruan se i biri i Jasbir kishte dërguar miqve të tij pamjet e frikshme ku shihej i armatosur me hark, 24 minuta para se të kapej nga oficerët.

Ai ishte vetëm 500 metra larg apartamenteve private të mbretëreshës në kështjellë.

Chail ishte arrestuar pasi kaloi murin e gardhin me gjemba me anë të një litari shkallë.

Në video ai mban në dorë dhe një armë të zezë dhe flet në kamera me zë të ndryshuar, teksa në kokë është i maskuar me kapuç.

Maskimi i tij duket se është i frymëzuar nga seriali i famshëm ‘Star Wars’ — dhe në fjalët e tij bëhen referenca për serialin e mitologjisë së hapësirës.

Indiano-britaniku thotë: “Më vjen keq për atë që kam bërë dhe do të bëj. Do të vras Elizabetën, mbretëreshën  e familjes mbretërore.

“Kjo është një hakmarrje për të vdekurit e masakrës së Jallianvala Bag në vitin 1919” tha ai, duke iu referuar eventit të rëndë kur ushtria koloniale britanike vrau më shumë se 500 protestues në Indi.

“Është gjithashtu një hakmarrje për ata që janë vrarë, turpëruar dhe diskriminuar nga Britania prej racës së tyre”.

“Unë jam një induan Sikh, jam një Sith. Emri im është Jaswant Singh Chail, por emri im është dhe Darth Jones.”

Në serilian Lufta e Yjeve, Sith janë armiqtë e kalorësve Xhedi dhe adhurojne anën e errët të “Forcës”.

Masakra e Jallianwala Bagh ose e Amritsar, ndodhi në Indi në epokën koloniale kur ushtria vrau rreth 500 protestues dhe plagosi më shumë se 1000.

I dyshuari shtonte më tej se nuk besonte se do të mbijetonte pas sulmit ndaj mbretëreshës.

Në mesazhet pranë videos ai shkruante: “Më vjen keq për ata me të cilët nuk jam sjellë mirë. Nëse e shihni këtë do të thotë se vdekja ime është afër. Shpërndajeni këtë ose jepjani lajmeve nëse ka mundësi”.

Nuk është e qartë sesi sulmuesi kishte ardhur në kështjellën që prej shtëpisë së tij në Southampton, në Jug të vendit.

Fqinjët e familjes ishin të shokuar nga arrestimi i të riut, të cilin e mësuan nga ardhja e policisë në shtëpinë madhe të familjes së tij.

FOTO GALERI
2/5
19-vjeçari kaloi rrethimin e kështjellës mbretërore Windsor i armatosur me hark e shigjeta për të vrarë monarken britanike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA