25/11 11:50
Tashmë mund të quhet një marrëveshje e mbyllur dhe për t’i vënë kapak mungon vetëm zyrtarizimi.
Ferran Torres ka udhëtuar drejt Barcelonës aty ku në orët e ardhshme do të shndërrohet futbollisti më i ri i klubit blaugrana. Marrëveshja mes Manchester City-t dhe Barcelonës është mbyllur për shifrën e 55 milionë eurove, plus bonuset ndërkohë që transferimi do të jetë me efekt të menjëhershëm dhe ish-sulmuesi i Valencias mund të debutojë me Barçën që në fillim të janarit. Një përforcim i rëndësishëm ky i Ferran Torres për Barcelonën me Xavin që kënaqet nga drejtuesit dhe do të ketë një alternativë më në sulm, aty ku Barça ka vuajtur më shumë gjatë këtij sezoni./ Supersport
Top Channel