Atmosfera e ngrohtë e Krishtlindjes ka bërë që qyteti i Korçës të mbushet me vizitorë të shumtë.
Ndërthurja e dekorit festiv me atraksionet turistike por edhe aktivitetet e veçanta që ky qytet ofron ka bërë që Korça të jetë ndër më të kërkuarat në ditë festash për vizitorët vendas dhe të huaj.
Prej disa vitesh tashmë në prag të festave është e vështirë që në hotelet dhe shtëpitë pritëse të Korçës, të gjesh ambiente të lira pasi interesimi i lartë i vizitorëve vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin këtë qytet, bën që rezervimet të mbyllen herët.
Duket se ky qytet ka gjetur mënyrën për të ofruar diçccka për të gjitha grupmoshat, argëtimin, ngrohtësinë, traditën dhe elementë të tjerë që e bëjnë ndër qytetet më të dashura për të pushuar.
Top Channel