Fjalimi i Krishtlindjeve/ Presidenti gjerman paralajmëron kundër ‘përçarjes’ prej politikave te Covid

25/12/2021 20:13

Në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi sot kundër përçarjes në shoqëri, dhe akteve të agresionit.

Presidenti i referohet rezistencës popullore ndaj politikave të pandemisë së koronavirusit, vaksinimeve dhe kufizimeve të lëvizjes e aktivitetit.

“Ne jemi një komb. Duhet të jemi të aftë të shikojmë njëri-tjetrin në sy edhe pas pandemisë”, tha ai pa dhënë shumë shpjegime.

Në të tjera komente Steinmejer falenderonte atë që quante “shumicën e heshtur të vendit që prej muajsh sillet me kujdes e përgjegjësi”.

“Ata e kanë kuptuar se ne jemi të varur nga njëri-tjetri. Sigurisht që ka debate, ka pasiguri dhe frikë, por e rëndësishme është që ato të shprehen”, tha më tej presidenti.

“Ne e ndjemë se pas dy viteve zhgënjimi, irritimi e polarizimi, tashmë për fat të keq ka nisur agresiviteti”.

“Në demokraci mund të mos biem përherë dakord, por duhet të dimë se jemi një komb dhe duhet të jemi të aftë të shohim njëri-tjetrin në sy”, përfundoi Shtejnmejer.

FOTO GALERI
1/3
Në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi sot kundër përçarjes në shoqëri dhe akteve të agresionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA