Agjentja imobiliare qëllohet për vdekje nga ish-qiraxhiu teksa i tregon shtëpinë klientit në Florida (fotot)

25/12/2021 17:47

Një punonjëse e pronave të patundshme është qëlluar mbrëmë për vdekje në Florida teksa i tregonte shtëpinë klientëve, nga ish-qiraxhiu i dëbuar.

Policia tha se beson se tragjedia mund të jetë një ngatërresë identiteti pasi sulmuesi besonte se ajo ishte pronarja e banesës.

Fqinjët thanë se Sara-Michelle Trost u qëllua per vdekje në makinën e saj jashtë shtëpisë.

“Këtu ka qenë më parë një qiramarës i pakënaqur,” tha për rrejtin Local News 10, Donna Smith, e cila banon në zonë.

“Ai besonte se agjentja e pronave, e cila po i tregonte shtëpinë dikujt  … ishte në fakt pronarja, dhe e sulmoi kur ishte në makinë”.

50 vjeçari Raymond Wesley Reese, i cili banonte me pare ne adrese me familjen, është akuzuar tashmë me vrasje të gradës së parë, njoftonte policia e Coral Springs .

40 vjecarja Trost u qëllua disa herë teksa qëndronte në sediljen e shoferit në makinën e saj Jeep, jashtë shtëpisë ku Reese kishte banuar. Grupet e emergjencës që erdhën në skenë nuk arritën ta shpëtonin.

“Në këtë moment nuk po kërkohen të dyshuar të tjerë dhe as nuk ka kërcënim për komunitetin,” tha policia sipas rrjetit WSVN .

Viktima përshkruante më parë shtëpinë që kishte dalë në shitje si “Një shtëpi e bukur në një zonë të kërkuar por me pak raste blerjeje! Urime blerësit të ardhshëm!

Trost ishte nënë e një fëmije dhe vullnetare e qendrës së kafshëve  Paw Patrol Animal Rescue & Sanctuary. Ajo kishte mbajtur në shtëpi dhe kujdesej shumë kafshë gjatë viteve, imazhet e të cilave i postonte në rrjetin Facebook.

“Zemrat tona shkojnë te bija e saj Sara Michelle, bashkëshorti Jason, dhe kafshët që e donin shumë,” shkruante në një homazh për viktimën Rachel Lucuara, drejtuesja e qendrës së kafsheve.

FOTO GALERI
5/7
“Këtu ka qenë më parë një qiramarës i pakënaqur,” tha për rrejtin Local News 10, Donna Smith, e cila banon në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA