Teoria e re e astrofizikës sugjeron se ‘jetojmë në një vrimë të zezë gjigante të dimensionit superior’ (fotot)

24/12/2021 21:51

Një grup astrofizikantësh kanë dalë me një teori të re që thotë se universi ynë ekziston në një “horizont eventesh të dimensioneve më të larta”.

Studimet e reja mbi vrimat e zeza janë përshpejtuar vitet e fundit duke prodhuar ide shpeshherë të pakapshme nga mendja njerëzore.

Kështu dhe teoria më e fundit  e fizikantëve të universitetit kanadez University of Waterloo sugjeron se “universi ynë ekziston brenda një vrime të zezë të dimensioneve të larta”, e gjitha kjo brenda një universi më të madh “nënë”.

Akoma më i çuditshëm është fakti se megjithse propozimi duket tejet radikal, në fakt nuk kundërshton observimet astronomike e kozmologjike, dhe teorikisht një realitet i tillë do të na afronte më shumë te teopria e shumëkërkuar e “gravitetit kuantik.”

Studiuesit  e universitetit të Waterloo për këtë përdorën ligjet e teorisë zinxhir të universit të dimensionit inferior, të ngecur brenda membranës së një tjetri të dimesioneve më superiore.

Kreu i studimit Robert Mann tha:

”Idea bazë e universit të vetëm, është ajo që universi të jetë në qendër të një vrime të zezë. Kjo ide ishte motivuar nga përpjekja për të unifikuar nocionion e vetmisë së universit, ose të paplotshmërisë së tij në relativitetin e përgjithshëm mes vrimave të zeza dhe kozmologjisë”.

Kërkimet bazoheshin në punën e mëparshme të profesor Niayesh Afshordi, edhe pse ai nuk është i vetmi që beson te mundësia e ekzistencës së unievrsit brenda një vrime të zezë.

Nikodem Poplawski i ‘University of New Haven’ imagjinon se bërthama e një universi, ashtu si bërthama e farës së bimës, është një informacion i përqendruar brenda një guaske që e mbron nga bota e jashtme.

Poplawski thotë se kjo është në thelb edhe vrima e zezë, një mbulesë mbrojtëse që goditet nga valë ekstreme baticash kozmike, që krijojnë forca shtypjeje apo spërdredhjeje.

Shkencëtarët imagjinojnë se në rast të presionit të madh, në të mund të thyen ligjet e fizikës duke shkaktuar  “përplasjen e madhe” që mund të ketë qenë ‘Big Bang’, i cili besohet se ka ndodhur brenda mbetjeve të një ylli pesë-dimensional.

Poplawski sugjeron se vrimat e zeza mund të jenë portale (pika kalimi) mes universeve. Çdo vrimë e zezë, thotë ai, mund të jetë “një derë vetëm me një drejtim” drejt një tejtër universi, ose ndoshta një “multi-versi”.

Nëse teoria provokuese është e vërtetë apo jo, shkencëtarët gjithsesi besojnë se vrimat e zeza janë çelësi i të kuptuarit të shumë mistereve të universit, siç është Big Bang, inflacioni ose tkurrja, dhe energjia e errët.

Fizikantët besojnë se vrimat e zeza janë ura mes mekanikës kuantike dhe Teorisë së Relativitetit të gjeniut Alber Einstein.

FOTO GALERI
1/3
“Universi ynë ekziston brenda një vrime të zezë të dimensioneve të larta”, e gjitha kjo brenda një universi më të madh “nënë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA