Shpërthimi i vullkanit tërheq dhjetra turistë në ishullin francez të oqeanit (fotot)

24/12/2021 20:02

Në ishullin Reunion në oqeanin Indian, ka shpërthyer sërish vullkani i malit Piton de la Furnes, duke tërhequr dhjetra amatorë të spektaklit të zjarrit.

“Kjo zëvendëson fishekzjarret e vitit të ri”, thotë Marion, një nga vizitorët që ka ardhur të shohë shpërthimin në anën lindore të ishullit.

Vullkani i ishullit Reunion është nga më aktivët në botë së bashku me ata të Kīlaua në ishujt Havai, Stromboli dhe Etna në Itali, dhe mali i Erebus në Antarktikë.

Një nga shpërthimet e tij më të gjata ishte ai që nisi në gusht 2006 dhe përfundoi në janar 2007.

Shpërthimi i tij i fundit ishte në dhjetor 2020.

Pauline Suzeau, mjeke franceze banore e ishullit, tha se shpërthimi ishte thuajse i papritur.

“Është një moment magjik. Kishte gati një vit që nuk ka pasur shpërthim dhe duket sikur është një spektakël për Krishtlindje”.

“Mua shpërthimi më duket si qetësues dhe emocionues. Këto gjëra mund t’i shohësh vetëm nëse je këtu.”

“Shikojmë se sivjet paskan ardhur dhe vizitorë. Është një simbol i bukur bashkësie për Krishtlindje”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/9
Në ishullin Reunion në oqeanin Indian, ka shpërthyer sërish vullkani i malit Piton de la Furnes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA