Ende nuk ka një autor për të dhënat e publikuara gjatë ditëve të fundit të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Sipas burimeve të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha dalja e të dhënave është bërë nga nëpunës të tre institucioneve, AKSHI-i, ISSH-së apo Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

“Gjatë këtyre orëve, oficerë pranë prokurorisë kanë marrë në pyetje nëpunës dhe punonjës, tre institucionet për akuzat e shpërdorim detyre dhe ndërhyrje në të dhëna kompjuterike. Ende nuk ka emra konkretë, ata që janë marrë në pyetje kanë shpjeguar detyrat dhe kompetencat, ndërsa përgjigjet  do të jepet nga pajisjet e sekuestruara nga  AKSHI ISSH dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Nuk saktësohet se nga kanë dalë këto të dhëna, ndërsa theksohet se nuk kanë dalë nga pajisje, por nga nëpunës të këtyre tre institucioneve sipas burimeve të sigurta për Top Channel nga grupi hetimor. Nuk ka asnjë të shoqëruar veç atyre që vijojnë të pyeten”, tha Gazetarja Anila Hoxha.

Kryeprokurorja Elisabeta Imeraj

Kryeprokurorja Elisabeta Imeraj nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetares Anila Hoxha këtë të premte, ndërsa në një deklaratë për shtyp dha detaje në lidhje me skemën e mashtrimit të “Call Centerave”.

Ajo theksoi se vijojnë hetimet, ndërsa nuk dha detaje konkrete në lidhje me të dhënat paraprake për hetimin e të dhënave të publikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA