Polonia akuzon BE për ‘sulm ndaj sovranitetit’ pas nismës ligjore të Brukselit ndaj vendit (fotot)

24/12/2021 15:40

Polonia ka akuzuar sot Brukselin për sulm ndaj sovranitetit të saj dhe është zotuar të luftojë burokracinë e BE, pas nismës ligjore të kësaj të fundit për refuzim të ligjeve evropiane nga Varshava.

Në komentet në televizionin kombëtar, kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se vendimi i BE reflekton një tendencë ndaj ‘centralizimit burokratik’ dhe duhet ndaluar.

Ndërsa zv. ministri polak i drejtësisë Sebastian Kaleta e quajti veprimin e BE ‘sulm ndaj kushtetutës dhe sovranitetit të Polonisë’.

Vendimi per veprim ligjor përshkallëzon konfliktin e zgjatur mes Brukselit e Varshavës për centralizimin në bllok dhe ato që BE quan “devijime nga normat demokratike të bllokut”.

Në tetor gjykata kushtetuese polake caktoi supremacinë e ligjeve kombëtare ndaj atyre të BE në rastet kur këto të dyja konfliktohen.

Ndërsa në nëntor e njëjta gjykatë vendosi se kushtetuta evropiane nuk përputhet me kushtetutën e vendit.

Kur kombet aderojnë në Bashkimin Evropian, siç bëri Polonia në 2004, ato duhet të sjellin legjislacionin e tyre në linjë me rregullat e bllokut dhe të pranojnë Gjykatën Evropiane si arbitër suprem për rregullat.

Me nisjen e veprimit ligjor Komisioni Evropian tha se gjykatat vendore po sfidojnë supremacinë e ligjit evropian.

Komisioneri ekonomik i BE, Paolo Gentiloni tha se procedurat shënjestrojnë Polonianë për thyerjen e supremacisë së ligjit evropian duke vendosur se disa traktate janë të papërshtatura me ligjet polake.

Brukseli aktualisht ka ndaluar paketën e fondeve të rekuperimit të koronavirusit për Poloninë pas debateve.

Ish-kryeministrja polake Beata Szydlo, e partisë në pushtet Ligj e Drejtësi, tha: “Kjo nuk është më një debat ligjor, është një sulm ndaj kushtetutës polake dhe themeleve të shtetit polak”.

Kryeministri Morawiecki tha se kundërshtonte thellësisht lëvizjen e BE dhe shtonte se kjo theksonte mungesën e mirëkuptimit të dallimeve mes unionit dhe kompetencave kombëtare.

“Gjithnjë e më shumë vende të BE po kuptojnë se kompetencat duhet të kenë limite – mbi atë që BE mund të vendosë, dhe mbi atë që mund të vendosin vendet anëtare”, tha ai.

Megjithse nuk ka opsione për përjashtimin e Polonisë nga unioni, vendi mund të goditet me gjoba të përditshme  dhe heqje të të drejtave të votimit.

Polonia dhe Hungaria janë akuzuar shpesh së fundmi për “refuzim të normave  demokratike” të bllokut. Vendet kanë kërcënuar me bllokim të bizneseve evropiane.

Gentiloni tha se kishte besim se debati me Varshavën e Budapestin nuk do të degjeneronte në një cikël hakmarrjesh por paralajmëroi se “asgjë nuk mund të përjashtohet”.

FOTO GALERI
1/3
Kryeminitri polak Mateusz Morawiecki tha se vendimi i BE reflekton një tendencë ndaj 'centralizimit burokratik’ dhe duhet ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA