Një vajzë 14-vjeçare ka vdekur në dhomën e zhveshjes së një dyqani rrobash pasi policia amerikane hapi zjarr ndaj të dyshuarit për sulm në qendrën tregtare.
I dyshuari gjithashtu u qëllua për vdekje në incidentin që ndodhi në dyqanin e veshjeve Burlington në veri të Hollywood, në Los Angeles, SHBA.
Dëshmitarët e ngjarjes tregonin për mediat lokale se incidenti nisi kur një burrë nisi të vepronte në mënyrë të pakontrolluar, duke kërcënuar të lëshonte objekte nga kati i sipërm i dyqanit. Ai raportohej gjithashtu se sulmoi një grua me zinxhirin e një biçiklete në dyqanin e mbushur me blerës të sezonit të Krishtlindjeve.
Policia erdhi në skenë pas raportimeve për sulm ndaj personit dhe nisi të qëllonte megjithse në skenë nuk kishte armë, thanë mediat dhe hetuesit.
Por gjatë incidentit, një prej plumbave të qëlluar nga policia përshkoi murin e hollë mes dyqaneve dhe plagosi në mënyrë fatale një vajzë adoleshente që ishte në dhomën e ndërrimit me nënën e saj.
Oficerët gjetën vajzën e plagosur rende kur panë vrimën e shpuar më mur nga plumbi, tha kreu i policisë së Los Angeles, Dominic Choi.
Hetuesit nuk e dinin nëse viktima ishte në dhomën e zhveshjes kur nisi dhuna, apo u fut aty për t’u mbrojtur, thanë autoritetet.
Zoti Choi tha se policia nuk besonte se kishte lidhje mes adoleshentes tragjike dhe personit sulmues.
Pas incidentit policia ka premtuar një hetim ‘transparent’ për atë që ndodhi dhe rrethanat sesi adoleshnetja humbi jetën.
“Incidenti kaotik shkaktoi vdekjen e një fëmije të pafajshëm dhe ishte i rëndë për të gjithë njerëzit e përfshirë”, tha përfaqësuesi i policisë Michel Moore.
Emri i viktimës dhe i të dyshuarit nuk janë publikuar, ashtu si dhe identiteti i gruas së sulmuar fillimisht.
Top Channel