Kina ndezi makinerinë e krijuar të prodhojë energji pa limit, e njohur ndryshe si “Dielli artificial”, e kërkon ta bëjë atë edhe më të nxehtë sesa Dielli i vërtetë.
Testimet kanë nisur në qendrën kërkimore Hefei me qëllimin të arrihet një temperaturë edhe më e lartë dhe kohëzgjatje më e madhe e veprimit.
Pajisja konsiderohet të jetë rreth 7 herë me e ngrohtë se dielli; përpjekjet e ekspertëve tani janë fokusuar që ta bëjnë atë më të qëndrueshme.
E krijuar dhe zhvilluar nga kinezët, EAST është përdorur që nga 2006-ta nga shkencëtarë anembanë globit për eksperimente të lidhura me fuzionin.
Ndërkohë, që dielli artificial të arrinte të sillej në jetë, u desh puna e më shumë se 10.000 hulumtuesve shkencorë, kinezë e të huaj.
Reuters thotë se EAST arrin temperaturë ekstreme për t`i shndërruar izotopet e hidrogjenit në plazmë, duke i shkrirë e duke çliruar energji.
Kina ka shpenzuar gati 701 milionë paundë për këtë projekt. Energjia e krijuar pothuajse nuk shkakton aspak mbetje radioaktive dhe kërkon vetëm sasi të vogla karburanti.
Top Channel