Sinan Hajdari, fermeri nga Fieri i kanë helmuar më shumë se 5 kokë dele në stanin që ka ngritur prej 13 vitesh.

Fermeri ka rreth 350 krerë dele dhe dyshohet se i kanë hedhur helm kimik në kullotë. Dje në mëngjes konstatoi që delet nuk ecnin. Familja ka bërë denoncim në polici pasi dyshojnë se i është bërë me qëllim pasi është hedhur helmi në tokat ku bagëtitë kullosin gjithmonë.

Fermeri: Dje më janë helmuar 5 krerë bagëti dhe shumë të tjera i kam në gjendje të rëndë. Dyshoj se është i qëllimshëm për një konflikt që ka ndodhur 2 ditë më parë në këtë zonë. Dyshoj se helmimi është i qëllimshëm nga këta persona se kam kohë në këtë zonë dhe asnjëherë më parë nuk kam pasur probleme me helmimin e bagëtive. Kemi 13 vjet në këtë zonë dhe është hera e parë që më helmohen bagëtitë. Kam bërë denoncimin në polici. Dyshoj tek personat që kam pasur konfliktin. Mund të jetë helmim kimik. Janë dërguar dje në darkë në laboratorin e Tiranës dhe pritet përgjigja.

Djali tregon se është i qëllimshëm pasi para disa ditësh ka patur konflikt me disa persona të zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA