Kryemilitanti japonez që preu kokën me ‘harakiri’ pas dështimit të grushtshtetit anti-amerikan (fotot)

23/12/2021 16:27

Një krye-militant japonez që vrau veten prej dështimit të iniciativës kryengritëse urdhëroi prerjen e kokës së tij në ritualin ekstrem të vetëvrasjes.

Yukio Mishima kishte tentuar marrjen e kontrollit të ushtrisë për përmbysjen e qeverisë në një prej incidenteve më famëkeqe në historinë e politikës së Japonisë.

Por kur tentativa e tij nuk arriti sukses Mishima kreu atë që njihet si “sepuku” ose “harakiri” – që është rituali i vetëvrasjes, pjesë e kulturës historike të luftëtarëve japonezë samurai.

Por tentativa e vetëvrasjes me shpatë në pjesën e mesme të trupit duket se nuk kishte funksionuar prandaj luftëtari kishte urdhëruar një mik të priste kokën e tij.

Rrjedhimisht miku i tij dhe ushtarakë të tjerë kishin ndihmuar në kompletimin e vetëvrasjes dhe prerjen e kokës së Mishima.

Por edhe para tentativës së tij Mishima celebrohej në Japoni si një lider revolucionar, duke marrë pseudonimin “Ernest Hemingway i Japonisë”.

Ernest Hemingway eshte shkrimtari gjenial amerikan qe ka luftuar ne disa konflikte anti-diktatoriale ne Evrope e Amerike.

Shkrimet e Mishima lexohet me magjepsje edhe sot ne vend, megjithë fundin e tij të zymtë. Ai kërkonte një Japoni të re e të pavarur nga fuqitë e mëdha, për çka krijoi grupin e tij Tatenokai (Shoqëria e Mbrojtjes) megjithse ishte nje shkrimtar, poet e dramaturg.

Mishima adhuronte kulturen e humbur te samuraive

Pas Luftës së Dytë Botërore Mishima ishte gjithnjë e më i zhgënjyer me jetën në Japoni dhe dorëzimin ndaj kulturës perëndimore dhe ushtrisë së SHBA në vitin 1945.

Ai kërkonte anullimin e Nenit 9 të kushtetutës së vendit sipas të cilit ndaleshin luftërat për zgjidhjen e konflikteve mes vendeve.

Mishima kërkonte rikthimin e pushetit absolut si ai i Perandorit të vendit dhe adhuronte pararendësit samurai, duke dënuar humbjen e kulturës së vjetër vendase pas disfates në konfliktin botëror.

Autori militant ka thënë: “Pas luftës, aspekti ynë agresiv është zhdukur krejtësisht, por unë besoj se vetëm është fshehur. Nuk më pëlqen sesi kultura japoneze tani përfaqësohet vetëm me motive të zbukuruara lulesh, ne jemi një komb me mendje luftëtarësh trima”.

Në vitin 1967, duke shfrytëzuar lidhjet e tij me ushtarakët,  Mishima nisi stërvitjen personale dhe më vonë krijoi shqërinë e tij sekrete me kadetë të betuar për mbrojtjen e Perandorit të Japonisë.

Më pas në 25 nëntor 1970, Mishima me disa anëtarë të grupit të tij nisën grushtin e shtetit në kampin Ichigaya, baza ushtarake në qendër të Tokios.

Por pas grumbullimit fillestar të anëtarëve, shumë nga ushtarët refuzuan të bashkoheshin në kauzën e vështirë, thuajse të pamundur të luftëtarit duke e detyruar atë të kryejë vetëvrasje.

Pas fjalimit të tij të dështuar për nxitjen e moralit të trupave, Mishima u kthye në zyrën e tij dhe kreu ritualin e vetëvrasjes.

FOTO GALERI
1/5
Yukio Mishima kishte tentuar marrjen e kontrollit të ushtrisë për përmbysjen e qeverisë në një prej incidenteve më te renda në historinë e politikës së Japonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA