Do të jepni dorëheqjen? Rama merr fjalën për pyetjen drejtuar drejtoreshës së AKSHI-t: Nuk ka lidhje me këtë!

23/12/2021 13:44

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp me drejtoreshën e AKSHI-t, Linda Karçanaj në lidhje me skandalin e nxjerrjes së pagave të më shumë se 600 mijë personave.

Një nga pyetjet që nxiti reagimin e menjëhershëm të Ramës, i cili zgjodhi të marrë fjalën ndonëse pyetja ishte për drejtoreshën e AKSHI-t kishte të bënte me dorëheqjen.

Pyetje: Do të jepni dorëheqjen nëse rezulton se të dhënat kanë dalë nga e-albania apo dhe ju mendoni se përgjegjësitë janë personale dhe do të merren vetëm me një individ?

Rama: E filloj unë me këtë të dytën. SHBA i dolën në rrugë të gjitha sekretet. Nuk di të ketë pasur ndonjë dorëheqje. Tjetër është kur gjërat ndodhin si rezultat i një dështimi të sistemit ose si rezultat i një vepre sic ishte rasti i të ndjerit Klodian Rasha dhe tjetër është kur gjendemi përpara sulmeve. Janë gjëra të ndryshme komplet dhe të gjitha rastet që përmenda janë plot. Vetëm këtu është kjo pjesa e dorëheqjeve dhe AKSHI nuk ka lidhje me këtë. Është si ti kërkosh dorëheqjen ministres së Bujqësisë. Platforma e-albania nuk ka lidhje me sistemin e tatimeve sepse sistemi që ka të bëjë me pagat është gjë tjetër dhe e-albania është komplet tjetër.

Linda Karçanaj: E-albania nuk nxjerr të dhëna. Është qytetari që përdor shërbimin me të dhënat e veta. E-albania nuk mban të dhëna, as lista, por mundëson lidhjen mes qytetarit dhe sistemit, pra i vjen përgjigja për deklarimin e vet të pasurisë. Ne mezi presim rezultatet e hetimit dhe çdo sugjerim që do bëjë hetimi do ta kemi masë parandaluese për çdo sistem tjetër.

Top Channel