Një çift që akuzoheshin se kishin një lidhje jashtëmartesore ishin lidhur në një shtyllë elektrike dhe u rrahën për orë të tëra nga banorët vendas në Karnataka, në jug të Indisë.
Gruaja që ishte ndarë prej disa vitesh nga burri i saj kishte ftuar në shtëpi të akuzuarin, kur në shtëpi hynë ish-burri dhe vëllai i tij, të cilët i nxorrën jashtë me forcë për t’u dhënë “dënimin e merituar”.
Tortura dhe turpërimi publik u filmuan në fashtin Mysuru, ne Karnataka, në fund të muajit të shkuar dhe është shpërndarë gjerësisht në vend duke shokuar shikuesit.
Aty shihen burri dhe gruaja të lidhur në shtyllën e rrymës elektrike në kohë errësire, teksa turma grumbullohet rreth tyre dhe nis t’i godasë për dënim ose për zbavitje.
Gruaja shihet që dridhet dhe nuk arrin të lëvizë teksa lidhet me litar nga vullnetarët.
Pasi ishin lidhur, ndaj dyshes nisi abuzimi fizik të cilit i bashkoheshin të gjithë kalimtarët pasi pyesnin të pranishmit çfarë kishte ndodhur.
Rrjeti India Today shkruante se gruaja ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme dhe vitet e fundit ka jetuar me familjen e prindërve.
30-vjeçarja kishte kaluar mbrëmjen me djalin 24-vjeçar nga një fshat fqinjë kur ishin ndërprerë nga bastisja në shtëpi e ish-burrit dhe vëllait të tij.
Dy burrat kishin nxjerrë me forcë jashtë çiftin nga shtëpia dhe teksa i lidhnin në shtyllën elektrike u tregonin fshatarëve se i kishin kapur duke kryer “tradhti bashkëshortore.
Më pas fshatarët mblidhen rreth dyshes së lidhur dhe asnjë nuk i ndihmon megjithë thirrjet e tyre për ndihmë.
Vetëm pas disa orësh kur u mësua se të lidhurit nuk kishin kryer tradhti apo akte të turpshme fshatarët ndërhynë për t’i liruar.
Krerët e vjetër të fshatit do të mblidheshin një ditë më vonë për të diskutuar nëse kishte shkelje madhore të moralit.
Policia vendase tha se ishte gjithashtu duke hetuar.
Top Channel