Një alarm për bombë ka shkaktuar panik në rreth orës 14:00 në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Policia tha se gjatë asaj ore ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjet shpërthyese në stacion.

 “Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Policia tashmë ka filluar kontrollet në hapësirat e stacionit, duke kontrolluar edhe autobusët që kanë qenë të vendosur në atë zonë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i emergjencës dhe zjarrfikësit.

Top Channel