Vala e re e pandemisë që ka goditur Evropën ka prekur edhe futbollin.
Kështu në Angli janë anuluar një numër I madh ndeshjes, ndërsa masat janë shtrirë edhe në minimizimin e pranisë së tifozëve në stadium. Duke nisur nga 26 dhjetori, çdo event sportive në Skoci nuk do të mund të ndiqet nga më shumë se 500 spektatorë në ambiente të jashtme, ndërsa për evente të mbyllura tifozët mund të jenë nga 100 deri 200 persona. .
Vendimi erdhi pas konsultimeve të gjata mbi masat anti-Covid.
“E gjitha kjo do të zgjasë të paktin tri javë,” – ka saktësuar kryeministri i vendit, Nicola Sturgeon. Do të humbe tifozët edhe ndeshja më e madhe në Skoci, “Old Firm”, siç etiketohet Glasgow Rangers – Celtic Glasgow, në program për t’u zhvilluar më 2 janar. Vendimet e marra në Skoci vijnë pas masave drastike në Uells, ku çdo event sportive zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Top Channel