A do të ketë sërish një Schumacher në timonin e një Ferrari në Formula 1? Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick do të jetë një nga pilotët rezervë të ekipit Maranellso në sezonin 2022 të Formula 1, si dhe do të konkurrojë me Haas. Njoftimi u bë nga drejtori i skuderisë italiane, Mattia Binotto.
“Nuk duhet të harrojmë se ai tashmë është një pilot i Ferrarit: është pjesë e akademisë sonë të pilotëve dhe, siç e përsërisim, kjo akademi ekziston për të identifikuar pilotët e ardhshëm të Ferrarit. Nëse jeni pjesë e saj dhe jeni të suksesshëm, me siguri do të keni mundësi”.
Binotto dhe Ferrari po fokusohen tek rritja Mick, i cili këtë vit e mbylli Botërorin në vendin e 19-të dhe pa pikë, por në timonin e një makine Haas jo fort të besueshme: “Ai bëri mirë dhe pati përparime, jo vetëm në konsistencë por edhe në shpejtësi”, – shpjegoi Binotto.
Mick, i cili do të mbushë 23 vjeç më 22 mars, do të marrë rolin e pilotit rezervë dhe për këtë arsye, nëse një nga dy drejtuesit kryesorë të ekipit të lëndohet, do të jetë pikërisht djali i legjendës që do ta zëvendësojë gjatë 23 Çmimeve të Mëdha të sezonit të ardhshëm.
Top Channel