Rrëshkitja e dheut në minierën e xhevahirëve lë dhjetra të humbur në Mianmar (fotot)

22/12/2021 19:46

Në imazhe shihet miniera e gurëve dekorativë në veri të Mianmar ku një rreshkitje dheu ka lënë dhjetra të humbur.

Dhjetra njerëz vdesin çdo vit nga kushtet e rënda të punës në tregtinë e parregulluar të gurëve gjysmë të çmuar ‘xhade’.

Industria mbështetet në punën e paguar ulët të emigrantëve për gurët që shiten më tej në Kinën fqinje.

Punonjësit e kërkimit po kërkonin për të humburit në liqenin pranë minierës, ndërsa një person është konfirmuar i vdekur, thanë autoritetet për rrjetin AFP.

Katastrofa e fundit goditi në komuniteti verior Pakant pranë kufirit me Kinën, ku mineralet e çmuar gërmohen çdo vit në faqet e kodrës.

Rreth 20 persona mbeten të humbur një ditë pas tragjedisë ndërsa 25 të plagosur ishin dërguar në spitale.

Qindra gërmues ishin kthyer në minierën e hapur të Pakant gjatë sezonit të shirave kur besohet se mbledhja e gurëve është më e thjeshtë.

Grupet e shpërthimit thonin se rrrëshkitja ndodhi prej peshës së dherave të zhvendosur nga kërkuesit.

Rreth 200 punonjës po kërkonin për të mbijetuar ose trupa viktimash, disa prej të cilëve me barka në liqen.

Në disa prej pamjeve shihej që zyrtarët nxirrnin një objekt të paidentifikuar nga uji.

Në përpjekjet e shpëtimit janë bashkuar zjarrfikës nga disa qyteza fqinje.

FOTO GALERI
1/6
Në imazhe shihet miniera e gurëve dekorativë në veri të Mianmar ku një rreshkitje dheu ka lënë dhjetra të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA