Poliçan/ 44-vjeçari hyn në lokal dhe kërcënon me thikë klientët
22/12/2021 15:49
Një shtetas, që dyshohet të jetë me sëmundje të shëndetit mendor ka hyrë në ambientet e një lokali në Poliçan dhe ka kërcënuar me thikë klientët.
Shtetasi me iniciale A. Sh. është neutralizuar nga efektivët, pasi në fillim bëri rezistencë duke tentuar të sulmojë dhe policët.
44-vjeçari do të hetohet për për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel