Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 320 raste të tjera të COVID-19, si dhe 214 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 222.064, prej të cilëve 208.938 janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar tetë vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.853 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.558.639 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.366 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.273.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA