Irani lëshoi raketa nga toka dhe deti si pjesë e stërvitjeve ushtarake pesëditore në tre province të vendit, duke përfshirë edhe manovrat pranë centralit të tij të vetëm bërthamor, tha Garda Revolucionare iraniane.
Stërvitjet vijnë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se po përgatisnin “alternativa të tjera” në rast se nuk funksionojnë negociatat për ripërtëritjen e një marrëveshjeje që synon frenimin e bërthamor të republikës islamike.
“Po kryejmë stërvitje e po përgatitemi ta shkatërrojmë armikun përpara se t`i afrohet ishujve në ngushticën e Hormuzit”, tha kreu i marinës iraniane, Alireza Tangsiri.
Përmes kësaj ngushtice, kalon një e pesta e prodhimit botëror të naftës. Stërvitjet ushtarake, thotë AFP, përfshinin edhe manovra të luftës biologjike, ndërsa në kuadër të tyre u testuan edhe raketa me precizion të lartë.
Muajin e kaluar, ushtria iraniane nisi luftërat e përvitshme të luftës në rajonet bregdetare pranë gjirit të Omanit.
Top Channel