I dashuri i princeshës Haya nuk e shantazhonte për aferën, por ajo e pagoi bodyguard-in £1.2mln për ta mbajtur sekrete, thonë shokët (fotot)

22/12/2021 15:36

I dashuri bodyguard i princeshës së Dubait, Haya nuk ishte i përfshirë në shantanzhin prej 7 milionë paundësh për ta mbajtur të fshehtë çështjen, kanë deklaruar sot shokët dhe kolegët e tij.

Ata insistojnë se ish-ushtaraku britanik Russell Flowers nuk i kishte kërkuar para në fund të lidhjes së tyre gati dy-vjeçare.

Por ishte paguar gjithsesi 1.2 milionë paundë si pjesë e marrëveshjes së mos-publikimit që e ndalonte të fliste për lidhjen intime me bashkëshorten e sundimtarit miliarder të Dubait, Sheik Mohammed Maktoum apo ceshtje te tjera.

“Nuk ka pasur shantazh nga Russell, ai nuk është i tillë, kjo nuk ka ndodhur” tha së fundmi një miki tij për tabloidin britanik Daily Mail.

Afera mes të dyve duket se i dha fund gjithashtu martesës katër vjeçare të Flowers, duke lënë gruan e tij të shkatërruar nga tradhtia.

Miqtë i kishin thënë bashkëshortes së bodyguardi-it se 37 vjeçari ishte joshur nga princesha 46-vjeçare, dhuratat e të cilës për të dashurin sekret përfshinin një orë 12,000 paundë si dhe një pushkë artizanale prej 50,000 paundë.

Një ish-koleg i tij tha: “Ishtë diçka standarde që kur lije punën me familjen mbretërore të Dubait nënshkruan marrëveshjen e mospublikimit të informacioneve”.

“Kështu është vepruar prej vitesh, kur nënshkruhet marrëveshja biet dakord dhe për shpërblimin financiar”.

Princesha Haya, do të marrë nga divorci i saj shumën rekord prej  554 milionë paundë, por në gjyqin e djeshëm u tha se ajo ishte viktimë e shantazhit nga katër anëtarë të grupit të saj të sigurisë.

Ajo tha se ka paguar tre prej tyre 7 milionë paundë për të heshtur mbi çështjen.

Autorët nuk u identifikuan në gjykatë por u emëruan vetëm si zotërinjtë A, B e C.

Zoti A kishte marrë £2.5 mln kurse dy të tjerët kishin ndarë £4.45mln.

Ish-ushtaraku  Flowers, nuk u emërua në procedimet e gjykatës por ishte identifikuar më parë si i dashuri sekret i princeshës.

Vitin e kaluar u zbulua se ai kishte përfituar £1.2milionë nga afera me princeshën, çka bëri që martesa e saj të merrte fund dhe të largohej nga Dubai duke u trembur për jetën e saj në 2018.

Flowers u caktua të punonte me princeshën në pronat mbretërore  të Dalham Hall në Suffolk, Britani.

Miqtë e tij thonin se ai merrte gjithmonë dhomën ngjitur gjatë udhëtimeve në hotele me princeshën, e cila i jepte shume dhurata luksoze.

Më pas gruaja e tij kishte zbuluar aferën kur pa në cellular fotot e Princeshës.

Në gjyq u tha për stilin e jetesës së princeshës dhe bashkëshortit 72-vjeçar, se në një rast 2 milionë paundë ishin shpenzuar vetëm në luleshtrydhe.

FOTO GALERI
1/5
I dashuri (ne rreth te kuq) bodyguard i princeshës së Dubait, Haya nuk ishte i përfshirë në shantanzhin prej 7milionë paundësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA