E goditi 12 herë me thikë/ Shqiptarja flet për vrasjen e pensionistit: Më ngacmonte, por kisha nevojë për para

22/12/2021 14:22

Mine Ndre, 51 vjeçe ka përsëritur versionin e saj të historisë për vrasjen e pensionistit Antonio Amicucci në Itali. Ajo kërkoi të sqaronte disa aspekte të historisë dramatike, veçanërisht dinamikën e fakteve, për të cilat kishte folur edhe më parë.

Sipas Mine Ndreut, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Amicuccit, mëngjesin kur ndodhi vrasja, po lante enët dhe ai filloi ta prekte. “Nuk dua, ndalo”, i kishte thënë gruaja. Kështu ai kishte marrë një thikë nga lavamani dhe ia kishte drejtuar duke e kërcënuar.

Pas një konflikti, shqiptarja ia doli t’ia merrte thikën. Amicucci kishte vazhduar ta shqetësonte dhe ajo, për t’u mbrojtur e goditi 12 herë me thikë. Pjesën më të madhe të goditjeve e kishte në gjoks dhe bark, por asnjëra nuk ishte aq e rëndë sa t’i shkaktonte vdekjen.

Plagët e kombinuara me problemet e tjera shëndetësore që kishte viktima i sollën vdekjet. Pavarësisht ngacmimeve, Mide Ndreu vijonte të frekuentonte shtëpinë e Amicuccit, sepse kishte nevojë absolutisht për atë punë.

Burri i saj nuk kishte një punë stabël që nga fillimi i pandemisë ndaj i duheshin paratë, shkruan La Stampa. Asnjë anëtar i familjes nuk ishte në dijeni të marrëdhënies që ekzistonte mes saj dhe viktimës dhe për ngacmimin që kishte përjetuar.

Tashmë mbrojtja do të kërkojë arrest shtëpie, duke marrë parasysh se gruaja vuan dhe nga probleme shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA