Edhe pse cikli shkollor per vitin 2021-2022 ka më shume se 3 muaj qe ka filluar mesuesit e arsimit parauniversitar nuk po pajisen ende me regjistrat zyrtar nga miniatria e arsimit.Ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili thotë se një nga dokumentat me te rendesishem ne institucionet arsimore te nivelit parauniversitar është regjistri i shkollës.

Vitet e fundit ka filluar te qarkulloje fletorja e mesuesit, por te vetmin dokument që ne e njohim me ligj eshte regjistri i shkolles. Mungesa e regjistrit te shkolles jo per një muaj por edhe sikur nje ditë është e pafalshme. Është një nga elementet që formalizon orën e mesimit.

Në momentin kur do te vijnë regjistrat zyrtar mesuesit i duhet te bëje nje pune te dyfishte. Eshte e pafalshe qe viti shkollor fillon pa nje dokument zyrtar siç është regjistri.

Më shqetëson fakti që ky dekument i rëndesishëm mungon dhe që nuk janë marrë masa që në ditën kur filloi shkolla klasa të ishte me regjistër. Në shkolla regjistrat gjithmone kane ardhur me vonesë, gjithmonë është diskutuar problemi i tenderit nuk janë përgjigjur në kohë. Janë bërë të merzitshme dhe te padalshme. Nese shkolla fillon me 15 shtator regjistri duhet te jete me 1 shtator.

Për të parë se si po funksionon vlerësimi i nxënësve në këtë situatë gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan disa shkollave të vendit. Drejtori i shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” thotë se ende nuk kanë një njoftim të saktë, por mësuesit vlerësimet e nxënësve i mbajnë në një fletore personale dhe në momentin e ardhjes së regjistrave zyrtar të gjitha vlerësimet do t’i kalojnë aty. Gjithashtu ai thotë se kjo vonesë është çështje tenderi dhe se është në pritje të pajisjes me regjistra.

Në shkollën “Kushtrimi i Lirise” nëndrejtori thotë se çdo vit kështu ka ndodhur, por këtë vit janë vonuar më shume se çdo vit tjetër.
Ai thotë se mësuesi fletoren personale të vlerësimeve për nxënësit e mban në shtëpi dhe si pasojë notat mund të korigjohen.Ai shprehet se nga Ministria e Arsimit ka vetëm burokracira në lidhje me plotësim dokumentash dhe se për të plotësuar këto dokumenta atyre u duhet të lën pas dore orën e mësimit.
Nga ZVAP Tiranë gazetarëve të Fiks Fare ju tha se kanë ardhur furnizimet vetëm për klasat e para, prodhimtaria nuk mjafton dhe e gjithë kjo vonesë është lidhje e Ministrisë dhe firmes së tenderuar e cila duhej të kishte pajisur shkollat me regjistra zyrtar që nga fillimi i vitit shkollor 2021-2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA