Vuçiç: Mund të fitoj pikë nacionaliste, por do ju habis! Nuk kemi problem të flasim me Kosovën për Ballkanin e Hapur

21/12/2021 14:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pyetur në konferencën për shtyp nëse do të lejojë Kosovën të bëhet pjesë e Open Balkan me emrin dhe flamurin e saj.

Vuçiç tha se mund të fitonte pikë nacionaliste me përgjigjen e tij pasi zgjedhjet mbahen për 3 muaj në Serbi, por u shpreh se do të bënte diçka tjetër. Duke treguar se zgjedhja e tij është e qetë dhe racionale, Vuçiç tha se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, nuk është arsye që një vend të mos bëhet pjesë e Open Balkan.

Vuçiç: Besoj se ne jemi përgjigjur për këtë në raste të ndryshme. Zgjedhjet do të mbahen në Serbi për 3 muaj dhe do të jetë e lehtë për mua që të përgjigjem drejtpërdrejt ashpër që të fitoj pikë nacionaliste brenda vendit tim. Do ju habis me zgjedhjen time se do të jetë tejet e qetë, racionale dhe do të përpiqem të shpjegoj dhe njëherë pse po e bëjmë të gjithë këtë. Ne kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut kanë pikëpamje të ndryshme dhe kjo nuk është arsye pse të mos flasim dhe pse dikush të mos jetë pjesë e Open Balkan.

Ndër të tjera, u shpreh nuk e cilëson si produktive që të ftojë dikë nga Prishtina por thekson se janë të gatshëm të punojnë me të gjithë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Vuçiç përsëriti fjalën e Ramës për të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë nismë duke thënë: “Thjesht do të humbasin kohë. Nuk ka nevojë t’i lutemi askujt sepse kjo nismë ka vetëm përfitime.”

Vuçiç : Le të flasim për thelbin, a do të jetë më e lehtë për shqiptarët dhe serbët nëse nuk do të kishte kufi apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht? Kjo krijon probleme të pafundme. Nuk besoj se ka njeri në Prishtinë, Mitrovicë, Tiranë apo Beograd që nuk do të binte dakord me këtë që them unë. Nuk mendoj që është produktive që ti ftoj sepse kur ftoj dikë nga Prishtina, do të thonë meqë e bën ai ftesën, nuk do të vijnë. Nëse do të zgjidhim statusin e çështjes politike, është në juridiksionin e dialogut në Bruksel. Sa i takon çështjeve ekonomike dhe lirive të lëvizjes së mallrave e njerëzve, jemi të gatshëm të punojmë së bashku  në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe nuk kemi asnjë problem për këtë. Njerëzit që nuk e pranojnë këtë nismë, përsëris atë që tha Edi: Thjesht do të humbasin kohë. Nuk ka nevojë t’i lutemi askujt sepse kjo nismë ka vetëm përfitime.

Nëse çështja është kush djeg më shumë flamuj, jemi kundra, jemi këtu për të krijuar ura dhe njerëzit në Beograd e Maqedoninë e Veriut do të jenë të lumtur me këtë bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA