Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi transportonin kanabis me makinë.
Të arrestuarit janë M. N., 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, i cili drejtonte mjetin dhe G. R., 36 vjeç, banues në Burrel, pasagjer.
Policia sekuestroi 8.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh.
“Sekuestrohen 8.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e transportonin me automjet. Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit Operacional Durrës, që janë të vendosura në pikë kontrolli në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet tip “Benz” transportonte lëndë narkotike, kanë intensifikuar kontrollet duke kontrolluar imtësisht çdo automjet të dyshuar. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike në automjet, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit. Patrullat e Policisë Rrugore dhe shërbimet e tjera të DVP u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. N., 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë (drejtues i mjetit) dhe G. R., 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet). Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel